Poçetinon e duan lojtarët, Ten Hagun e ëndërrojnë tifozët, kë zgjedh Junajtidi?!

Besohet se drejtuesve u kanë ardhur në majë të hundër 9 vjet dështime dhe me fare pak trofe, si ndonjë Kupë të Anglisë, Kupë te Ligës dhe një Ligë të Europës. Shumë pak për Mançester Junajtidin, veçse që gjigandi i “Old Trafordit” të kthehet në “shina” duket se do të duhet një mjeshtër në stol. Ralf Rangnik nuk do të mbahet sezonin që vjen, kjo duket e sigurt, ndërsa për dy kandidatët kryesorë ka dy palë të ndryshme që e “sponsorizojnë”. Maurisio Poçetino vlerësohet nga lojtarët, por ekziston frika se ai nuk ka trofe, dhe nuk i fitoi as me Totenhemin, ndonëse mund t’ia dalë me Paris SG. Ai, gjithashtu ka përvojë në Premier Ligë. Ten Hag i Ajaksit vlerësohet shumë nga tifozët dhe besohet se ai do të kthejë futbollin ofensiv në “Old Traford”. Teknuku holandez ka fituar trofe në Amsterdam, por nuk ka përvojë në Angli.

Sfidanti.al