Ky djalë padyshim që do të shkojë shumë përpara dhe po e tregon çdo ditë. Edhe pse mund të mos e ketë përgatitjen atletike të yjeve vendas të NBA-së, sërish Luka Donçiç ka një shkallë inteligjence dhe teknikë individuale të tillë që tejkalon çdo pengesë. Lojtari i Dallasit vendosi rekordin e karrierës me 51 pikë të shënuara në një ndeshje, në fitoren ndaj Los Anxhelos Klipersave, 112-105. Ky është edhe rekordi i sezonit në NGA. Tifozët thirrën “MVP”, që do të thotë “Lojtari më i mirë i sezonit”, ndërsa slloveni ishte “eksploziv” në periudhën e parë me 28 pikë, dhe me të 7 koshat për tri pikë të saktë. Më pas gaboi shpesh (nuk shënoi asnjë nga 7 tripikëshat), por gjithsesi bëri shumë. Donçiç pati edhe 9 topa në tabela e 6 asistë, ndonëse e humbi 7 herë topin.
Sfidanti.al