Padyshim që edhe ylli shqiptar nuk mund t’i shpëtonte modës së kohës, që është krijuar nga lojtarë që është puthin, ose prekin me dorë në formë besnikërie stemat e fanelave të klubeve, të cilat kanë veshur. Një gjë të tillë e bëri edhe Armando Broja pasi shënoi gol ndaj Totenhemit në emër të Sauthemptonit në Premier Ligë. Tifozët e “Shenjtorëve” e panë këtë si shenjë e qartë se 20-vjeçari dëshiron të mbetet në “Sent Meri”, dhe kanë shpresë për sezonin e ardhshëm. Sauthemptoni, edhe pse e ka mohuar zyrtarisht, është gati të thyejë rekordin e transferimeve të klubit me ofertë 30 milionë euro (25 milionë paundë stërlina) për kartonin e tij. Tek Çelsi, që zotëron kartonin, nuk kanë vendosur ende, por shumë tifozë blu e shpjegojnë ndryshe entuziazmin e Brojës pas golit në mesjavë. Ata thonë se ai festoi ashtu ngaqë Totenhemi është ekip i Londrës, rival në derbi i Çelsit, pra kjo ishte më shumë një festë “blu” sesa për Sauthemptonin. Gjithsesi, vera pritet e nxehtë me 3 mundësi për yllin e kombëtares shqiptare, të mbetet aty ku është, të kthehet tek Çelsi, apo të shkojë në ndonjë ekip tjetër.
Sfidanti.al