Tifozët e Tiranës e kanë quajtur rrëzimin e ekipit nga Superliga si ditën më të turpshme në historinë 97-vjeçare të klubit. Grupimi i tifozëve “Tirona Fanatiks” ka dalë me një deklaratë zyrtare në faqen e tij në FB, duke akuzuar direkt presidentin Refik Halili si shkaktar të kësaj që ndodhi, dhe duke kërkuar dorëheqjen e tij për 48 orë.
Tifozët deklarojnë se për faj të presidentit, Tirana i fali Kukësit dy ndeshje në kampionat, dhe po ashtu u paraqit dobët në takime të tjera, dhe ishin këto shkaqet që ekipi ra nga kategoria për herë të parë në histori.
“Tirona Fanatiks” i kanë bojkotuar ndeshjet e Tiranës që kur presidenti Halili pranoi të lejonte Partizanin për të luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi”, dhe që nga ajo kohë kanë kërkuar largimin e tij.
Sfidanti.al