Murinjo synon që të sjellë në “Old Traford” edhe Obamejangun

“Çmenduria” e transferimeve verore, për sezonin e ardhshëm, tanimë ka filluar, ndërkohë që Junajtidi është ndër klubet e parë qëështë përfshirë në të dhe, sikurse duket, synon që “të mbarojë punë” shpejt. Në realitet, sezonin e transferimeve e hapi i pari Pep Guardiola i Mançester Sitit që arriti të marrë firmën e Bernardo Silvës, një mesfushor i shkëlqyer i Monakos, për të cilin “qytetarët” paguan 60 milionë euro. Por, nuk mbetet mbrapa as Zhoze Murinjo i Junajtidit, ndërkohë që mediumet ishullorë spekulojnë se, midis të tjerave, kanë filluar bisedimet me Borusian e Dortmundit për të siguruar shërbimet e Pjer-Emerih Obamejangut, për të cilin, sikurse thuhet, “djajtë e kuq” janë gati të paguajnë 85 milionë euro. Një nga opsionet e Murinjos ka qenë edhe Alvaro Morata, por ai, sikurse duket, ka zgjedhur Italinë, më saktë, Milanin.

Sfidanti.al