E paparë në ring: Mbasi e mund kundërshtari, e rreh edhe mamaja!

Edhe kjo pamje nuk ishte parë asnjëherë më parë në ringun e boksit. Boksieri rus i arteve marciale të përzier (MMA), Grigor Kiçigin, pësoi shumë goditje nga kundërshtari dhe, si pasojë, u mund, por, sikur të mos mjaftonin humbja dhe grushtet që kishte pësuar, atij iu afrua mamaja e vet, Ana Azovskaja, që, në fakt, është edhe trajnerja e tij, dhe filloi që t’i binte me shpulla të forta, duke mos pasur aspak mëshirë për të birin. Ajo, në fillim, ia fshiu gjakun, me të cilin ishte mbuluar fytyra e të birit, ndërsa, më vonë, filloi që t’i binte me shpulla, duke shprehur, kështu, pakënaqësinë ndaj mënyrës sesi e kishte humbur ndeshjen e biri. E gjithë kjo pamje të bënte edhe për të qeshur dhe edhe për të qarë, ndërkohë që ajo u bë hit interneti. Sa i përket, vetë Grigor Kiçiginit, ky i fundit nuk e duroi dot turpin dhe u largua nga oktagoni para se të shpallej fituesi.

Sfidanti.al