Premier League, nis Premier League, Liverpooli për t’u mposhtur

Me sfidën Fulham-Arsenal këtë të shtunë nis zyrtarsisht sezoni i ri i Premier League Angleze me ndeshjet që do të zhvvillohen me dyer të mbyllura. Bookmakersat në Agli parashikojnë një duel mes Liverpool e Manchester City për titullin me Manchester United, Chelsean dhe Arsenalin që do të jenë aty pranë, ndërkohë që kuriozitet do të ketë për Leedsin e Marcelo Bielsës.

Pushteti i madh ekonomik i City duket se i ka rritur ndjeshëm shanset për triumfin përfundimtar për Citizens duke lënë të dytët The Reds pavarësisht titullit të fituar për vitin 2020. Manchester City i Pep Guardiolës investoi 60 milionë Euro për të përforcuar mbrojtjen; nga Bournemouth mbërriti Nathan Ake,  ndërsa nga Valencia erdhi talenti Ferran Torres. Në ditët e kaluara, Mahrez dhe Laporte rezultuan pozitivë dhe asimptomatikë me Covid 19, por ata pritet jenë rregullisht në fushë në ndeshjen  kundër Wolverhamptonit

Në pritje të Thiago Alcantara që kërkohet më ngulm nga Jurgen Klopp, por që duket ende larg thënies së lamtumirës Bayernit, deri tani Liverpool  janë kufizuar në përforcimet në mbrojtje duke blerë mbrojtësin e majtë Tsimikas nga Olympiacos për 13 milionë Euro. Për këtë arsye Manchester City duket favorit kundrejt Liverpoolit.

Kandidati i tretë për fitoren e titullit kampion konsiderohet Chelsea i Frank Lampard që shpenzoi më shumë se cdo skuadër tjetër në këtë sesion të merkatos. Në Stamford Bridge kanë mbërritur Ben Chilëell nga Leicester dhe Hakim Ziyech nga Ajax, një qendërmbrojtës me eksperiencë ndërkombëtare Thiago Silva dhe dy talentet gjermane Timo Ëerner nga Leipzig për 55 milionë Euro dhe Kai Havertz nga Bayer Leverkusen për 100 milionë Euro.

Rinis me ambicie të rinovuar Evertoni i Carlo Ancelottit që bëri 2 blerje të rëndësishme për zonën Champions, James Rodriguez dhe Allan. Tottenham –Everton do të jetë supersfida e javës së parë të Premier League me Ancelottin që do të përballet me një njohje të vjetër, Jose Mourinho. Faktori fushë është edhe një traditë, duke qenë qe Hotspurs kanë fituar 5 nga 7 ndeshjet kundër Evertonit në shtëpi. Në total do të jenë 8 ndeshje që do të luhen këtë fundjavë në ngritjen e siparit të sezonit të ri. Janë shtyrë për një datë tjetër për shkak të kompeticioneve evropiane ndeshjet Burnley-Manchester United dhe Manchester City-Astonvilla

Sfidanti.al