Konte mund të jetë i kënaqur, lojtarët e ardhur tek Interi kanë fituar 37 trofe!

Përvoja dhe karakteri ishin mungesat më të mëdha të zikaltërve sezonin e kaluar, por duket se këtë herë do të jetë ndryshe. Antonio Konte ka marrë (ose është duke marrë) 4 lojtarë që kanë fituar shumë trofe në karrierë. Arturo Vidal, Aleksandër Kolarov, Darmian dhe Hakimi kanë fituar së bashku 37 trofe, pra vetëm 2 trofe më pak sesa Interi në gjithë historinë e tij. Trajneri duhet të jetë i kënaqur pasi skuadra e tij do të jetë më e qetë dhe më e ekuilibruar në fushën e lojës. Tashmë pritet që të merret edhe Marash Kumbulla, ndonëse nuk dihet nëse do të jetë tek Interi që këtë sezon, apo në edicionin pasardhës.

Sfidanti.al