Tiago Alkantara pret në Spanjë kalimin e tij tek Liverpuli!

Fjalët e shumta janë “fukarallëk”, thotë populli, dhe ato që janë shkruar për mesfushorin katalanas mund të fshihen me një gomë të mirë. Nuk ia vlen të thuash se Mançester Junajtidi është në lojë për Tiago Alkantarën, dhe se ai do të qendrojë tek Bajerni. E vërtetë është që ylli i bavarezëve ka rënë dakord me Liverpulin, ndërsa i është dhënë një javë leje nga klubi gjerman. Ndërsa pushon me familjen (në foto), dhe ndërsa kryen stërvitjen individuale, ai shpreson që Jurgen Klopi të merret vesh sa më shpejt me Rumenigen dhe Salihamixhiçin, që ai të kalojë në “Anfild”. Pas pak ditësh, ai duhet të paraqitet në Mynih, por nuk dihet nëse kjo do të ndodhë. Liverpuli nuk ka qenë mirë nga financat këto kohë, nuk ka bërë asnjë blerje, por besohet se do të bëjë sakrificë për 30-33 milionë euro për të marrë kartonin e Tiagos.

Sfidanti.al