Ka qenë njeriu më i rëndësishëm i skuadrës së madhe, pas themeluesit të saj, Enzo Ferrarit. Luka Kordero di Montezemolo është një nga pinjollët e njërës prej familjeve të dikurshme aristokrate të Italisë, por mbahet mend jo për mbiemrin dhe titullin, sesa për punën fituese që bëri me Ferrarin. Në një bisedë me një gazetar të “Deili Meilit”, 73-vjeçarit thotë se do të duhen disa kohë që “kokëkuqja” të vijë në “terezi”. “Unë nuk dua të krijoj polemika, – u shpreh ish-shefi, – këto nuk i vlejnë kujt, por unë mendoj se nuk është çështje parash. Nuk mungojnë paratë. Është çështje organizimi dhe udhëheqjeje. Do të duhen të paktën 2 vjet që Ferrari të ngjitet në nivelin e dikurshëm, por kjo vetëm nëse do të ketë njerëzit e duhur”.
Sfidanti.al