Batuta e Klopit për takimin me Marselo Bielsën, dhe ndeshjen me Lidsin!

Këtë të shtunë do të jetë përballja e Liverpulit me Lids Junajtidin në startin e Premier Ligës, një sfidë që kujton epokën kur “të bardhët” ishin një fuqi në futbollin anglez. Do të jetë edhe takimi i dy trajnerëve karizmatikë si Jurgen Klop e Marselo Bielsa, dhe natyrisht gjermani u pyet sesi do të bisedojë me kolegun. “Për fat të keq, spanjishtja ime mund të mjaftojë vetëm për të përsëritur një birrë, – tha Klopi, – do të doja të kisha një bisedë me të, por spanjishtja ime është shumë e keqe. Ndoshta ne mund të flasim në anglisht, por unë nuk di të them sesi është anglishtja e tij”. Klopi pati vlerësime për stilin e lojës së Lidsit të Bielsës, madje u shpreh se “ai stil loje do t’u bëjë më shumë punë tani që janë në Premier Ligë”.

Sfidanti.al