Ishte 30 nëntor i vitit 1872, në Shqipëri ende nuk ishte themeluar Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ndërsa një ndeshje e çuditshme futbolli nisi të luhej. E para e dy ekipeve përfaqësuese, ndonëse i përkisnin të njëjtit shtet, Mbretërisë së Bashkuar apo Britanisë së Madhe. Luhej Angli-Skoci që ishte dhe mbetet rivaliteti më i vjetër i futbollit botëror. Sot në orën 21:00 do të jenë sërish përballë në “Uembli” me 22 500 tifozë në tribuna nga të cilët 2 700 skocezë, dhe një pjesë e tyre do të vërshëllejnë himnin “Zot, shpëto Mbretëreshën”, kurse do të luhet edhe himni skocez, “Lulja e Skocisë”.
Bilanci është 48 fitore të Anglisë, 41 barazime dhe 25 fitore të Skocisë, me kombëtares së “Tre luanëve” dhe asaj të “Tartan Army”-t. Fitorja e fundit skoceze, 1-0 në 1999, ndërsa diferenca në popullsi është e madhe (56 milionë anglezë, 5 milionë skocezë), po ashtu edhe në vlerën e ligave të futbollit, pasi ajo angleze ka 5.2 miliardë të drejtat televizive në 3 vjet, ndërsa ajo skoceze 185 milionë në 5 vjet.
Formacionet e mundshme
Anglia: Pikford, Shou, Mings, Stouns, Xhons (Ualker), Rajs, Maunt, Filips, Stërling, Foden, Kejn. Tr. Sauthgejt.
Skocia: Marshall, Hendri, Hanlei, Tirnej, Forrest, Mektominai, Mekgin, Armstrong, Robertson, Dajks, Adams. Tr. Klark.
Sfidanti.al