Lamtumirë Boniperti, pas Anjelit ishte simboli më I madh I Juves!

Jetoi 92 vjet dhe provoi thuajse gjithçka. Lindi si bir I një familjeje normale piemonteze, pati talent për futboll, duke fituar 5 tituj me Juventusin e 2 Kupa të Italisë, luajti për kombëtaren italiane në dy Botërorë e një Olimpiadë, dhe mbajti rekordet e Juventusit deri sa erdhën Del Piero e më pas Bufon. Shumëkush e quan Xhampiero Bonipertin nga më të mëdhenjtë në Itali dhe në botë, ka nga ata që e quajnë më të mirin e të gjitha kohëve në Apenine.

Një talent I madh në fushë, por një talent po kaq I madh në drejtim, ai u bë një nga simbolet e Juventusit, ndoshta I dyti pas vetë familjes Anjeli, pronare e klubit. Ai qendroi në drejtim rreth 30 vjet duke qenë në epokën e fitoreve të mëdha në vitet 70-të e 80-të të shekullit të kaluar. Pati karrierë edhe si politikan në Bashkimin Europian, por do ë mbahet mend për futbollin dhe Juventusin. “Zonja e Vjetër” qan sot shuarjen e tij në moshën 92-vjeçare, dhe homazh për të bëjnë presidenti Andrea Anjeli, Xhovani Trapatoni, Alesandro Del Piero e shumë të tjerë.

Sfidanti.al