Porosia e Ceferinit: Keni 20 vite, duroni dhe 4 vite me Dukën!

Tamam si tek Shvejku, ku të gjitha rrugët të çonin në Bugjejovice, edhe kur flitet për fatin apo fronin e futbollit, të gjitha rrugët të çojnë në ..kryeministri! Kur Kombëtarja i bëri “magjinë e zezë” Armenisë dhe u kualifikua për në Europian, sapo erdhi nga Rinasi, rrugët u boshatisën dhe tifozët mbetën me gisht në gojë, kur Kombëtarja fluturoi mbi tapetin e kuq dhe shkoi të bekohej fillimisht tek shefi i madh në kryeministri . Po kur erdhi trajneri i Kombëtares, Edi Reja? Më parë se të katapultonte në zyrat e FSHF-së, këmba i preku “tokën e shenjtë” të kryeministrisë, atje ku u firmos “parakontrata” , si një asist për kontratën me presidentin Duka.

Një vit më parë, kampionati u këput në mes për 8 javë, në emër të një palo bojkoti, dhe e gjithë sakrifica më idiote e “ 10 superiorëve” na u bë për një takim “kokë më kokë” mes shefit të topit të shfryrë dhe “topit të fryrë” të politikës.Dhe pastaj , hajde dëgjo muzikën trillane se “ politika të mos fusë hundët në futboll”. Është vetë futbolli që i shkel syrin politikës, arrin të futet në krevat me të, dhe pastaj hiqet sikur nuk e ka humbur virgjërinë…

Edhe shefi i UEFA-s, Ceferini, kur erdhi në Tiranë, do të dëshironte që të mos bënte asnjë lëvizje boshe, por direkt e në ..kryeminstri. Nuk dihet se me çfarë skeme është bërë loja e tyre, por për popullin e mbijetuar të futbollit, është hedhur një kockë e vjetër : politika të mos ndërhyjë në punët e futbollit! Madje , pëshpëritet nën zë, sikur Ceferin i paska thënë zotit Rama: Politika shqiptare na ka mrekulluar ne të UEFA-s me qëndrimin e saj “largpamës” …kur dënuam Skënderbeun me 10 vite”.
Dhe kapaku i artë i bisedës së shefave,ishte si një gol në kohën shtesë: “ Keni 20 vite që iu bën lojën Armando Duka, pse nuk duroni dhe 4 vite..”:

Sfidanti.al