Inzagi: Derbi pa favoritë, por Interi është i ndërgjegjshëm për forcën e tij!

Ndeshje të tilla i ka provuar, sidomos kur ka qenë në kryeqytet dhe në stolin e Lacios. Simone Inzagi nuk është ndonjë “riosh” kur vjen puna për derbi, dhe ky i Madoninës do të jetë tepër i fortë, ndonëse jo aq i nxehtë me emocione sa ai i Romës. Trajneri i Interit përpiqet të jetë i qetë në prag të një sfide që e cilëson “jo vendimtare”. “Ka edhe 15 ndeshje të tjera, – thotë ai, – nuk është vendimtare, por është e rëndësishme si ndeshje. Motivacioni vlen shumë, Milani është shumë i fortë, në moment të mirë dhe Pioli është trajner mjaft i përgatitur. Nuk ka favoritë, por Interi është i ndërgjegjshëm për forcën e tij”. Inzagi thotë se për titull janë Interi, Milani, Napoli, por edhe Atalanta e Juventusi. “Juvja ishte favoritja ime në verë, – thotë ai, – e ka marrë veten dhe ka marrë lojtarë të fortë tani në janar”. Inter-Milan luhet sot në orën 18:00 e për fat fusha e “San Siros” është rregulluar.

Sfidanti.al