Pohimi dramatik i Montelës: “Më dukej sikur po shihja varrimin tim!”

Kriza e Milanit vazhdoi edhe në ndeshjen kundër AEK-ut grek në Ligën e Evropës, kështu që presioni mbi trajnerin e tij, Vençenco Montela, u rrit edhe  më shumë, duke i tundur edhe një herë tjetër pozitat e tij si trajner. Sidoqoftë, pavarësisht se barazuan në Athinë, “rosonerët” vazhdojnë që të qëndrojnë në vend të parë në grupin e tyre, por shqetësime ngjallin loja e dobët dhe fakti që lojtarët e Milanit krijojnë pak shanse shënimi.

“Ekipi ka kualitet, ndërkohë që futbollstët janë ambiciozë dhe përpiqën shumë. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne probleme kemi në mbrojtje, ku, herë pas here, bëjmë gabime”, thotë Montela, duke shtuar “sesa i përket shkarkimit tim eventual, mua, nganjëherë, më duket sikur shoh varrimin tim mbas çdo ndesheje të luajtur dobët”, vë në dukje Montela.

Meidumet italianë thonë se ka shumë mundësi që ndeshja me Sasuolën mund të jetë e fundit për Montelën, nëse ai dështon përsëri.

Sfidanti.al