Pse Bajerni i Mynihut kërkon zëvendësues për Levandovskin ” e përjetshëm”

Qëkur Robert Levandovski u ankua se është i lodhur dhe se e ka të vështirë që të luajë çdo tri ditë, presidenca e Bajernit po përpiqet që t’i gjejë një zëvendësues për sulmuesin polak. Levandovski i ka kërkuar presidencës së klubit bavarez që t’i gjejë atij një zëvendësues, pasi ai e ka të vështirë që të luajë pa pushuar dhe gjeti një përgjigje pozitive, pasi ajo (presidenca) ka filluar që të shohë opsionet e mundshëm që t’ia realizojnë dëshirën Robertit.

Media gjermane publikonte, sot, disa emra sulmuesish që ndodhen në listën e Bajernit të Mynihut dhe, midis tyre, përmendën Robin van Persi, Mario Gomesh, Stefan Kvisling, si edhe sulmuesi i ri i Ajaksit të Amsterdamit, Kasper Dolberg. Mediumet përmendin edhe emrin e Xhekos, por, megjithatë, vështirë se ky sulmues boshnjak të pranojë që të jetë rezervë e Levandovskit. Një nga kandidatët më seriozë, në faktr, është sulmuesi aktual i Bajer Leverkuzenit, Stefan Kvisling.

Sfidanti.al