Mediumeve francezë nuk iu desh shumë kohë që të zbulonin arsyen e sulmit të tipit Kung Fu të futbollistit të njohur, Patris Evra, kundër një tifozi të Marsejës, gjatë kohës që ai dhe bashkëlojtarët e tij po bënin nxemjen para ndeshjes me Gimaraeshin. Viedoja që u publikua, më vonë, tregoi se konflikti mes mbrojtësit më përvojë dhe tifozëvë që kishin ardhur në Portugali për ndeshjen, kishte filluar më herët.
Ish-mbrojtësi i majtë i Mançester Junajtidit kapërceu panelin e reklamave dhe sul drejt tifozëve që t’u tregonte këtyre të fundit se ai nuk i kishte frikë ata dhe lëvizja Kung Fu që ai bëri, i solli atij kartonin e kuq dhe, me siguri, edhe një dëmim edhe më të rëndë nga ana e klubit të tij. Sipas mediumeve, arsyeja kryesore që Evra u nxheh kaq shumë, është se një nga tifozët e shau atë mbi baza raciste, gjë që atij i ka ndodhur edhe më parë në të kaluarën.
Sfidanti.al