Pogba nuk i shpëton thikës, dridhen Juventusi e Franca!

Kupa e Botës është në rrezik serioz dhe trajneri i “zebrave”, Masimiliano Alegri, pranoi se “parashikimi më realist është që Pol Pogbanë do ta kemi në dispozicion vetëm në janar”! Kjo do të thotë, jo në nëntor apo dhjetor, pra mesfushori francez rrezikon Kupën e Botës. Futbollisti juventin mund të mos jetë gati në kohë për finalet e Botërorit dhe trajneri Didie Deshamp do të duhet të bëjë pa të. Një goditje dhe një minus i madh në një konkurrim ku priten rivalë të fortë si Brazili, Argjentina, Gjermania, Spanja, Anglia apo Belgjika. Nga ana tjetër, mungesa e asit francez do të thotë një goditje e fortë për Juventusin, i cili po has vështirësi për të prodhuar lojë këtë sezon dhe duket se është prapa rivalëve si Milani, Interi apo Napoli.

Sfidanti.al