Po kthehen në dy muaj të mallkuar. Gushti dhe shtatori qëlluan fatkeqë për kombëtaren shqiptare pasi mjaft nga lojtarët e saj kryesorë pësuan dëmtime. i fundit në radhë Keidi Bare, pasi mesfushori i Espanjolit luajti vetëm 15 minuta në ndeshjen në Bilbao për La Ligën e Spanjës. Futbollisti 25-vjeçar pati probleme muskulore dhe siç raportojnë mediat iberike është në dyshim të paktën për ndeshjen e radhës në kampionat, por ndoshta edhe më shumë, e këtë do ta përcaktojë vetëm kontrolli i hollësishëm mjekësor. Bare nuk është problemi i vetëm për trajnerin Edi Reja, pasi mungesat pritet të jenë të shumta për Ligën e Kombeve.
Berat Gjimshiti, njëri nga lojtarët më të mirë të kombëtares, është jashtë fushe tek Atalanta në Serinë A, dhe është i pamundur të kthehet për sfidat e 24 shtatorit ndaj Izraelit dhe 27 shtatorit kundër Islandës. Po ashtu, edhe mbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla, që doli nga fusha për probleme muskulore në ndeshjen ndaj Monzës në “Olimpiko” duke luajtur vetëm 28 minuta. Tek Lacio, i dëmtuar Elseid Hysaj, kapiteni i dytë kuqezi për të cilin sërish dyshohet një mungesë e rëndësishme. Mbrojtësi i djathtë u ndal në stërvitje dhe nuk luajti në ndeshjen e fundit të Serisë A, humbur 1-2 në shtëpi me Napolin. Së fundi, Rej Manaj mbetet në dyshim të madh ndërsa u lëndua në ndeshjen e kategorisë së dytë në Angli, mes Uatfordit të tij dhe Kuins Park Rejnxhërsit. Një mekat, sepse sulmuesi kuqezi kishte nisur të përshtatej me ekipin e tij të ri.
Sfidanti.al