Analiza e Superligës e Hysen Dedjes: Po largove gjysmën e skuadrës, mos prit gola!

Si lojtar doli kampion dhe si trajner e fitoi titullin. Ka parë shumë në futboll Hysen Dedja, por si kjo Superligë e këtij sezoni nuk i kanë zënë sytë, ose të paktën tepër rrallë. Në 15 ndeshjet e deritanishme janë shënuar vetëm 28 gola, që do të thotë rreth 1.8 gola për çdo sfidë, një shifër mjaft e ulët. “Kampionati është vazhdë e paraqitjes në kupat e Europës që ishte mjaft e dobët, – thotë specialisti shkodran, – pak gola, nivel i ulët. Kur një ekip del kampion, siç është Tirana, dhe merr pjesë në Europë, duhet të ketë mundësi ta forcojë skuadrën jo që ta dobësojë”. Dedja nuk harron të theksojë se kur ekipet largojnë gjysmën e skuadrës apo shumicën, atëherë nuk pritet lojë dhe gola, ndërsa habitet sesi Laçi nuk mbajti trajnerë si Josa apo Duro, por ktheu një malazez me të cilin dështoi vjet dhe po dështon edhe këtë vit.

Sfidanti.al