Pa Pogbanë e Di Marinë, si ia del Juventusi në “strofkën” e PSG-së?!

Trajneri Alegri deklaroi se francezin do ta ketë në ekip në janar, pasi do të operohet. Pol Pogba pritej të kthehej për 2 javë, ndërsa jepej se kishte dalë në stërvitje, por pikërisht aty duhet të ketë kuptuar se me meniskun nuk bëhet shaka. Nga ana tjetër, Juventusi do të jetë në Paris pa Angel Di Marinë, pra argjentinasi nuk do të jetë përballë ish-ekipit të tij. Numri 7 ende nuk është gati. Për më tepër, Kieza vazhdon të mos jetë “në forcë” dhe Aleks Sandro mbetet në dyshim edhe pse i grumbulluar. Si do t’ia bëjë Juvja në fushën e Paris SG?

Sfidanti.al