Pocchetino i lumtur për rikthimin e Brojës

Maurizio Pocchettino është optimist për Armando Brojën. Pak më shumë se 10 minuta në fushën e lojës për sulmuesin kuqezi pas 9 muajve mungesë dhe tashmë shkodrani mund të shikojë vetëm përpara. Trajneri i Chelseat e shikon si një lojtar shumë të rëndësishëm për ekipin e bluve të Londrës.

 “Mendoj se ishte diçka e mirë tani që pamë Brojën pas 9 apo 10 muajsh. Mendoj që kemi mundësinë që të kemi opsione të ndryshme në skuadër. Por atij gjithashtu i nevojitet që të ndërtojë përsëri vetëbesimin. Gjithçka është rreth skuadrës, rreth procesit. Jemi një skuadër e re që është në një proces ku i nevojitet që të mësojë gjithashtu” , deklaroi Pocchetino.

Sfidanti.al