Pep Guardiola kritikon ashpër “dhunuesin” Rodri

Në Angli bëhet çështje momenti kur Rodri kapi për fyti kundërshtarin Gibbs-White në ndeshjen që Manchester City e fitoi 2-0 kundër Nottingham Forest. Spanjolli doli me të kuq ndërsa trajneri Pep Guardiola nuk ka fal atë gjest të ulët që mund të ndikojë madje edhe në karrierën e heroit të finales së Champions League.

“Rodri kërkoi falje. Tha “më fal”. Ai dhe gjithë të tjerët duhet t’i kontrollojnë emocionet e tyre. Unë mund të marr një karton të verdhë, por Rodri nuk mund të marrë një të kuq, Unë nuk luaj, lojtarët në fushë duhet të kontrollojnë emocionet e tyre. Mund të gënjesh një person, por jo pothuajse 60,000 njerëz, është e pamundur. Ata shohin që ne bëjmë gjithçka për të mbrojtur një rezultat nga vështirësitë që patëm në pjesën e dytë. Spektatorët janë të përfshirë në këtë dhe për këtë ata mund të japin më shumë energji kur jemi të lodhur”, deklaroi Pep Guardiola.

Sfidanti.al