Kylian Mbappe nuk ka pësuar një dëmtim serioz pasi doli nga fusha duke çaluar pas fitores së PSG-së ndaj Marseille mbrëmjen e së dielës. Lajmin e konfirmon trajneri i skuadrës pariziene Luis Emrique. Sulmuesi francez pësoi një ndërhyrje të ashpër nga Leonardo Balerdi që e detyroi atë të largohet nga fusha për të marrë trajtim mjekësor. Pasi mori ndihmën e nevojshme të mjekëve, ai mblodhi forcat dhe u rikthye në fushë për të vazhduar lojën, por, qëndrimi i tij ishte i shkurtër, pasi që menjëherë në aksionin e radhës largoi topin jashtë vijave dhe u nis drejt e në dhomat e zhveshjes.
“Nuk është diçka serioze, por ndjente dhimbje. Mendoj se ishte vendimi më i mirë për t’u larguar nga fusha pasi evitoi dëmtim më të rëndë”, tha tekniku spanjoll pas ndeshjes
Sfidanti.al