Sokol Cikalleshi ka pësuar një dëmtim në muskujt e kofshës të djathtë. Ditën e djeshme skuadra e Konyasporit ka bërë me dije se 33-vjeçari nuk do të jetë i gatshëm për duelin me Besiktas, takim ky që luhet më 1 tetor.
Në njoftimin e klubit më tej nuk sqarohet nëse Cikalleshi mund të jetë gati për takimin e radhës përballë Hatayaspor në 8 tetor. Ndërsa nënvizohet fakti se 33-vjeçari do të jetë gati brenda 2-3 javësh.
Këtë situatë e ndjek nga afër edhe komisari teknik i Shqipërisë, Sylvinho. Braziliani për momentin, për ndeshjen me Republikën Çeke (12 tetor), ka të gatshëm Mirlind Dakun në pozicionin e sulmuesit të parë ndërkohë që nëse gjithçka ka shkuar mirë një “armë” më shumë në atë ndeshje mund të jetë edhe Armando Broja.
sfidanti.al