Fundjava që lamë pas foli për ekipet shqiptare të Maqedonisë së Veriut që vazhdojnë të bëjnë ligjin në Kategorinë Superiore. Ekipet shqiptare e mbyllën me sukses javën e tetë, përveç Voska Sportit që u mund në shtëpi nga skuadra tjetër shqiptare, Shkupi. Shkëndija u rikthye te fitorja, pas atij triumfi ndaj Makedonija Gjorce Petrov, Struga Trim Lum mundi me një gol të vetëm Rabotniçkin, ndërsa Gostivari mposhti Vardarin.
Pas mbylljes së javës së tetë, Shkëndija vazhdon kryesimin në renditjen e përgjithshme me 16 pikë dhe një ndeshje më pak, por tashmë ndiqet nga Shkupi me 15. Dy skuadrat shqiptare lënë pas ekipet Brera Strumica me 14 pikë dhe Sileksin që numëron 13 pikë. Trajneri Shpëtim Duro është ngjitur në vendin e gjashtë me Strugën që numërin vetëm 4 pikë nga kryesuesit tetovarë.
sfidanti.al