Plot 4 gola, shënojnë Ronaldo dhe Mesi, por s’ka fitues ne “Kamp Nou”

Ka përfunduar plot spektakël El Clasico në Camp Nome me shume gola, por pa fitues në fund.

Pavarësisht se me 10 lojtarë, Barcelona u soll si një kampion i vërtetë në La Liga dhe arriti që të kalojë në epërsi në të dy rastet kundër Real Madridit.

Pjesa e parë nisi furishëm për Barcelonën, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10’të të takimit. Ishte Luis Suarez që kaloi Blaugranët në epërsi.

Por, nuk vazhdojë shumë dhe Los Blancos barazojnë rezultatin në minutën e 14 me anë të Cristiano Ronaldos, i cili në pjesën e dytë nuk luajti fare shkaku i një lëndimi.

Barcelona nga fundi i pjesës së parë luan me një lojtarë më pak pasi që Sregi Roberto ndëshkohet me të kuq.

Pjesa e dytë nis më mirë me Realin që sulmojnë më shumë Barcelonën por pas minutës së 50’të, Barcelona merr avantazhin dhe shënojnë edhe njëherë në minutën e  53’të ku shënon Messi.

Këtë rezultat Barcelona e ruan deri në minutën e 72’të ku shënon Gareth Bale një gol të bukur, që ishte gol i barazimit.

Me këtë barazim Barcelona ruan serinë pa humbje në La Liga që nga fillimi i sezonit duke arritur në 87 pikë, kurse Reali është në pozitën e 3’të, me 3 pikë më shumë se Atletico Madrid, e të cilën pozitë deri në fund të kampionatit mund ta merr.