Futbolli lutet per Ferguson; mesazhet e kurajos per Sir Alex

Mbremjen e se shtunes bota e futbollit u trondit nga lajmi per shtrimin me urgjence te Sir Alex Ferguson ne spital ku menjehere iu nenshtrua nje nderhyrjeje kirurgjikale per hemoragji cerebrale. 76 vjecari, trajneri me i suksesshem i futboit britanik, eshte ende ne terapi intensive por mesazhet inkurajuese per te jane te shumta qe vijne nga kolege te tij, klube apo edhe ish lojtare te Mançester Junajtid dhe qe kane punuar me te.

David Bekam ishte nje prej ish lojtareve te Mançester Junajtid qe shkroi per te ne rrjetet sociale. ‘Vazhdo te luftosh, Boss-postonte Bekam ne Instagram. Shume shpejt erdhi edhe mesazhi i Kristiano Ronaldos ne Twitter. ‘Mendimet dhe lutjet e mia jane per ty miku im, ji i forte Boss-shkruan Ronaldo ne Twitter. Nuk mund te mungonte Uejm Runi qe ashtu si Ronaldo perdori rrjetin social Twitter per t’i uruar nje sherim sa me te shpejte Fergusonit.

Mesazhe inkurajuese per 76 vjeçarin erdhen edhe nga koleget e tij si; Carlo Anceloti, Roberto Mançini, Masimiliano Alegri apo edhe klube si Çelsi, Uest Ham, Barcelona, Milan, Roma, Totenhemi apo edhe futbolliste te tjere si Van Persi, Drogba, Tierri Henri, Kompani, etj.

Sfidanti