Milinkoviç drejt Man.Utd; ‘The Sun’: Akord me Lazion per 90 milione Euro

Premier League mund te jete destinacioni i Milinkovic-Savic qe kerkohet mga shume klube te rendesishem evropiane. Sipas asaj qe publikohet te tabloidi ‘The Sun’ eshte arritur nje marreveshje mes Mançester Junajtid dhe presidentit te Lazios, Klaudio Lotito per transferimin e Milinkoviç Savic ne ‘Old Trafford’ per vleren e 90 milione Eurove.

Vetem pak kohe me pare Lotito kishte kerkuar 150 milione Euro duke pare se Milinkovic ishte edhe ne shenjestren e PSG, Real Madrid e Mançester Siti, por mesa duket do te mjaftoje shifra e 90 milione Eurove qe perkon edhe me vleren e investimit te Mançester Junajtid per kete futbollist.

Nese konfirmohet gjithçka, Milinkoviç-Savic do te jete blerja e dyte me e shtrenjte ne historine e Mançester Junajtid pas Pol Pogbase per te cilin klubi anglez shpenzoi 105 milione Euro.

Sfidanti.al