Thyhet me ne fund hegjemonia e Benfikes ne kampionatin portugez te futbollit. Ne vendin iberik emrin e kampionit e mori skuadra e Portos qe rikthehet te titulli pas 4 vitesh.
Gjithçka erdhi pas barazimit pa gola 0-0 qe i regjistrua ne ndeshjen mes Benfikes dhe Sportingut te Lisbones qe do te thote se tashme skuadra e Serzho Konsesaio nuk eshte me e arritshme prej ketyre skuadrave duke qene se ka 82 pike kundrejt 78 te Benfikes e Sportingut. Ky eshte titulli i 28 i Portos ne kampionatin portugez, nderkohe qe rekordin vazhdon ta mbaje Benfika me 36 tituj.
Sfidanti.al