Fernando Alonso beri nje debutim perfekt ne Boterorin Endurance te vitit 2018. Piloti spanjoll i Meklarenit ne F1, fitoi garen e 6 Ore te SPA me skuadren Toyota Gazoo Racing se bashku me Buemi dhe Nakazhima. Ne vendin e dyte u rendit nje tjeter Toyota Gazoo Racing me Kobajashin, Lopez dhe Konuej, ndersa vendi i trete ishte per Rebelion me Loterer, Senen dhe Janin.
Per Alonson kjo me Belgjike eshte e para fitore ne garat automobilistike qe nga viti 2013 kur fitonte ne Formula 1 me Ferrarin. Takimi i radhes eshte gara mitike e 24 Ore te Le Mansit. Nje fitore ketu me shume mundesi do te bente qe Alonso te hyje mes legjendave te automobilizmit.
Sfidanti.al