Çelsi ringjall shpresat per te qene mes 4 skuadrave te Premier League qe do te luajne ne Ligen e Kampioneve sezonin e ardhshem. Ne Stamford Bridge mposhti Liverpulin ne ate qe quhej superndeshja e kesaj jave me rezultatin 1-0 dhe ai qe vendosi fatin e takimit ishte Oliver Zhirud qe per habine e te gjitheve u perfshi ne formacionin e pare nga Antonio Konte.
Liverpuli u shfaq rrezikshem me Firmino dhe Manè por Kurtuà mbrojti porten e Bluve. Ne minuten e 32 rezultati zhbllokohet dhe kete e ben Çelsi me Zhirud. Ne pjesen e dyte gjerat nuk ndryshuan dhe rezultati mbeti 1-0 me Çelsin qe tani eshte vetem 2 pike prapa Totenhemit ne vendin e 4 dhe 3 prapa Liverpulit te vendit te trete qe do te thote se ne dy javet e mbetura londinezet do te bejne gjithçka per te qene ne kompeticionin elitar evropian.