Plani i PSG-së, Kean+Ikardi=Kristiano Ronaldo!

Portugezi mund të largohet nga Juventusi dhe pavarësisht moshës 36-vjeçare mbetet një yll i kërkuar. Ndoshta, nuk do të kthehet tek Reali apo nuk mund të pretendojë të luajë në nivelin tepër të lartë fizik të Premier Ligës, por ja që Paris SG po mendon për të, të paktën siç shkruhet mediatikisht nëpër Europë. Klubi francez, sipas të përditshmes “AS” ka një plan për të dhënë dy lojtarë që të marrë numrin 7 nga Juvja. Fillimisht, duhet të marrë kartonin e Moise Keanit, dhe po ashtu të bashkojë në operacion edhe Mauro Ikardin për të bindur italianët në këtë shkëmbim. Ronaldo mbetet një shënues shembullor me 32 gola në 37 ndeshje këtë sezon, por besohet se nuk është i kënaqur as me trajnerin Andrea Pirlo, siç nuk ishte me Alegrin dhe Sarrin. Ky mund të ishte një shkëmbim i mirë pasi Kean dhe Ikardi ka një kosto kartonësh, ndërsa Juventusi e vlerëson CR7-ën sot në 25 milionë euro.

Sfidanti.al