Pirlo, Juventusi i beson njeriut të 6 titujve, 2 Championsve, Botërorit!

Emrat e shumtë që u përmendën, padyshim janë marrë në konsideratë, por jo përfundimisht. Juventusi vendosi të bënte një veprim si Barcelona me Guardiolën, dhe si Reali me Zidanin, duke ia besuar stolin Andrea Pirlos. Një lojtar i klasit më të lartë, Pirlo fitoi lavdi dhe trofe, duke luajtur për Interin, Milanin e Juventusin, dhe në kabinetin e tij janë 6 tituj të Serisë A (dy me Milanin, 4 me Juven), dy Champions (me Milanin), si dhe Kupa e Botës 2006 me Italinë. Me këtë përvojë, ai duket shumë i përshtatshëm, ndërsa pak kohë më parë ishte emëruar trajner i Juves U23. Pirlo vlerësohet si një “prerje kampioni”, një njeri i krijuar për Juven, ndryshe nga paraardhësi i tij, Sarri, që cilësohej si jo i përshtatshëm për klubin e madh. Më shumë sësa përvoja apo përgatitja teknike, Pirlo besohet se do të ndihmojë me mentalitetin e tij fitues dhe me komunikimin me yjet.

Sfidanti.al