Juventus, shkarkimi i Sarrit; vjen ‘Like’iI Douglas Costa, Mandzukic dhe Emre Can

Pas shkarkimit të Maurizio Sarrit, në rrjetet sociale janë shfaqur disa reagime interesante për këtë fund historie mes trajnerit dhe Juventusit. Në mënyrë të vecantë kanë bërë përshtypje tre ‘Like’ që janë ata të Douglas Costa, Mario Mandzukic dhe Emre Can në komunikatën që bënte të ditur largimin e Sarrit. Tre këta futbollistë kanë mbetur të pakënaqur me Maurizio Sarrin dhe nuk kanë ngurruar të shfaqin kënaqësinë e tyre për shkarkimin e trajnerit.

Por nëse ‘Like’ i Emre Can dhe Mandzukic nuk habisin për shkak të raporteve të tyre aspak të mira me Sarrin, reagimi i brazilianit befasoi jo pak. Ishte ky një reagim që tregon se në dhomat e zhveshjes ndoshta ka pasur probleme  aspak të vogla mes futbollistëve dhe Sarrit.

Sfidanti.al