F1, Bottas i rrëmben pole position Hamilton në Silverstone

Valtteri Bottas i rrëmben pole positionin e  Garës së 70 vjetorit të Formula 1 Lewis Hamilton për të formuar me britanikun një vijë të parë të startit të garës të gjithën Mercedes. Nuk kishte asnjë dyshim për një rezultat të tillë nga skuderia gjermane që ka qenë dominuese edhe në kualifikueset e garave të tjera.

Finlandezi  e siguroi pole positionin në Silverstone me kohën 1 minutë 25 sekonda e 154 të mijtat duke e lënë pas kampionin e botës, shokun e tij të skuadrës, Hamilton  me vetëm 63 të mijtat më shumë. Mjaft mirë u paraqit Nico Hulkenberg me Racing Point që në ekstremis shënoi kohën e tretë më të mirë në këto kualifikuese duke lënë pas Max Verstappen me Red Bull.

Ferrari pati si rezultatin më të mirë në këto prova zyrtare, vendin e tetë të Charles Leclerc, ndërkohë që Sebastian Vettel mbeti jashtë sesionin të tretë të kualifikueseve dhe do të nisë garën nga vendi i 12 pas Esteban Ocon.

Sfidanti.al