Ndeshja me Lyonin shënoi lamtumirën e hidhur nga ëndrra Champions League për Juventusin, ndërsa për Miralem Pjanic shënoi kohën e përshëndetjes me bardhezinjtë, sepse tani boshnjaku është një futbollist I Barcelonës. Megjithatë dashuria për Zonjën e Vjetër ka mbetur e paprekur. Mesazhi me të cilin përshëndeti tashmë ish skuadrën e tij në rrjetet sociale e tregon më së miri këtë.
‘Sfidova të kaluarën për të mbajtur fort të tashmen, të paktën edhe për pak-shkruante Pjanic në mesazhin e tij-Sot rrugët tona ndahen, por cdo cm të rrugëtimit për të arritur deri këtu e përshkova duke ditur se isha pjesë e dickaje të madhe, dickaje që do të mbetet në zemrën time dhe që do të më shoqërojë kudo që të më cojë rruga ime e re’.
Sfidanti.al