Nuk ishte një ndeshje e madhe e katalanasve, këtë e pohuan edhe mediat spanjolle, por si shpesh herë, pati një arsye të fortë për të fituar dhe për t’u kualifikuar, Lionel Mesi. Kapiteni ishte në versionin “Champions”, duke shënuar gol, fituar penallti, e duke udhëhequr ekipin gjatë gjithë kohës, ndonëse në fund të pjesës së parë pati një dëmtim. Suksesi ndaj Napolit ishte 3-1, që do të thotë kalim në çerekfinale pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, dhe lajmi i mirë ishte pikërisht forma e Mesit. Gazetat shkruajnë se po funksionon pakti mes Mesit dhe trajnerit Setien, se De Jong është në formë shumë të mirë, por Grizman vazhdon keq. Lengle shënoi golin e parë, ndërsa pati polemika për goditje ndaj kundërshtarit, Suarez realizoi me penallti të tretin në fund të pjesës së parë, pasi Mesi u dëmtua dhe nuk gjuajti dot, ndërsa Insinje shkurtoi shifrat me penallti po në fund të pjesës së parë. Në 14 gusht, në çerekfinale, Barça do të ketë përballë Bajernin, ekipin më në formë të Championsit, që mposhti sërish Çelsin, këtë herë 4-1 në Mynih.
Sfidanti.al