Pioli për arbitrin: Nuk flas rrjedhshëm anglisht, por besoj më kuptoi

Tek Milani janë shumë të zemëruar dhe mendojnë se u dëmtuan, ndonëse nuk mund ta thonë se u bë qëllimisht. Momenti-kyç i ndeshjes së Championsit ndaj Çelsit në “San Siro” ishte kur u dha penalltia për anglezët dhe u përjashtua me të kuq Fikajo Tomori. “La Gazeta delo Sport” shkruan se penalltia nuk ishte, dhe rrjedhimisht nuk ishte as kartoni i kuq për mbrojtësin anglez. “Nuk dua që ta shikoj sërish momentin e penalltisë, – thotë trajneri Pioli, – sepse është shumë e lehtë që të japësh një gjykim. Arbitrit i thashë atë që mendoja dhe besoj se më kuptoi, edhe pse nuk flas shumë rrjedhshëm anglisht. Mendoj se mund të kishim bërë një ndeshje të mirë, por pas penalltisë mbetëm me 10 vetë dhe gjithçka ndryshoi. Gjithsesi, e kemi fatin në duart tona”.

Sfidanti.al