Shakanë e bëri para ndeshjes, sepse pas saj ishte disi i mërzitur për humor. Pep Guardiola njihet si njeri argëtues në konferencat për shtyp, ndonëse më pak ironik dhe agresiv sesa Zhoze Murinjo, dhe një spektakël të vogël e dha pas një pyetjeje për Erling Halandin. Një gazetar e pyeti se babai i sulmuesit, Alfi, thuhet se i gatuan të birit një lloj gjelle të veçantë që e ndihmon atë që të jetë në formë. “Unë po përpiqem, – tha Pepi, – që ta bind babain e Halandit që të vijë tek ne si kuzhinier. Duhet të flas me presidentin e klubit që të na e pranojë këtë plan”.
Sfidanti.al