Përtej alibisë  dredhuese “ Mos u merrni me arbitrin”

Na  mundën, apo ia shtruam bukur rrugën e fitores. Kjo është çështja. Sa herë që humbasim, fajtorin nuk e gjen dot, ngaqë humbet në një trafik frazash pa semaforë. Pale, kur dëgjon se trajneri nuk është pishman për mënyren, edhe pse fusha nuk ka folur me gjuhën e tij. “ Izraelitët e tejkaluan shumë në Elbasan” – thotë një koment i tyre. Nënteksti është i qartë: një fitore e madhe, me asist nga pala jonë. Për fitoren e tyre, një pjesë e komentit, ndalet edhe tek bujaria vendase, sidomos kur kujton se Shqipëria e copetuar me 8 futbollistë në fushë, kujdesej vetëm për sulmin, ndërsa shikonte me dylbi porten.. Edhe me Lihtenshtejnin nuk kemi patur 4 sulmues, e jo më kur të mungojnë 2 futbollistë.

Njeriu që besonim se  na pat mësuar me  parkimin e autobuzit, para portës së Berishës, befasisht, hoqi maskën dhe në një ndeshje që u dorëzua pa droje, duke  u dhuruar fushën izraelitëve. Dhe ata e kuptuan me vonesë, nuk ishin në  “tokën e frikës” , por në tokën e qejfit me gola.  Një tokë, që në fushën e futbollit, pasurohet me mistere, sapo futet në valle dhe  presidenti Duka: “ Mos u merrni me arbitrin, është edhe faji jonë”. Një bilardo e njohur në lojën e shefit, që as nuk habitet për shkërmoqjen kolektive, për drejtimin e gabuar të Xhanit, ose sikur të pyeste publikisht: “ Kush i tha Berishës që ta shiste aq lirë kokën”.

G.Sinemati