Florentino Perez rizgjidhet në krye të Real Madrid për një tjetër mandat si president i klubit më të famshëm në botë. Për herë të parë që nga viti 2009, Perez kishte përballë një rival, Enrique Riquelme, por as ky detaj nuk kishte ndikim pasi Perez fitoi bindshëm, madje sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për rezultatin e dytë më të mirë në histori.
Rizgjedhja e Perez në krye të Real Madrid i hap rrugë në këtë mënyrë projektit të tij të ri ku gjithçka tani nis me prezantimin e Jose Mourinho-s si trajneri i ri i ekipit. Palët kanë gjetur prej kohësh një akord total, por priteshin vetëm zgjedhjet për të bërë zyrtare rikthimin e portugezit në Madrid. 15 milionë euro do t’i kushtojë Perez afrimi i Jose Mourinho-s.

