Tite ka qenë një futbollist shumë i mirë, por që nga viti 1989 nuk është më. Nga ai pritet të drejtojë siç duhet Brazilin dhe jo vetëm ta kualifikojë për në Rusi në 2018, por edhe ta shpallë kampion të botës. Gjithsesi, njeriu që po i afrohet të 60-ave u bë personazhi i stërvitjes së brazilianëve në Minas Geiras. Të gjithë i kishin sytë tek lojtarë të tillë klasi si Nejmar i Barcelonës apo Kutinjo i Liverpulit, por qendrën e skenës e mori Tite.
Brazilianët ishin me humor të mirë dhe moral të lartë pas fitores 3-0 ndaj rivalit më të madh të tyre, Argjentinës, ndërsa kryesojnë renditjen e grupit të Botërorit për Amerikën e Jugut. Pavarësisht nga shkëlqimi në stërvitje, pak besohet që Tite do të hyjë në fushë, edhe pse tregoi se vitet mudn të kalojnë, por klasi mbetet.
B. Kuka