Çelsi i Antonio Kontes ka bërë një fillim impresionues në Premier Ligë dhe futbollistë si Eden Hazard dhe Diego Kosta duken si të rilindur. Nuk mund të thuhet për të gjithë se kanë gjetur formulën e lumturisë. Njëri për shembull, Obi Mikel, nuk ka gjetur aspak hapësirën për të luajtur me formacionet që ndërton Konte. I datëlindjes 1987-të, i ardhur tek blutë më 2006-tën, duket se nuk mund të jetë në planete trajnerit italian.
Këshilltari teknik i nacionales së Nigerisë, Rohr, jep këtë mendim: “ Ka një arsye që Obi nuk po zbret në fushë me Çelsin. Konte e ka lënë në stol vetëm se ai ka zgjedhur të luajë me Nigerinë në Olimpiadën e fundit. Nuk besoj se është e drejtë që të ndëshkosh një futbollist sepse dëshiron të luajë për vendin e vet. Më vjen keq për periudhën që po kalon Obi. Është kapiteni im”. Fjalë të kujtojnë Konten kur ishte trajner me Juventusin dhe atëhere luftonte kundër politikës së nacionales..