Mister Venger, pse vetëm Sançez, mos keni harruar Zhirunë?

Oliver Zhiru është gati për të rinisur betejën në Premier Ligë pas dëmtimit që e mbajti larg fushës për disa kohë. Ka shumë lajmë jo të vërteta, thashetheme lidhur me të ardhmen e tij, ndofta edhe pse trajneri Venger beson më shumë tek Asançez.  Edhe pse ka humbur pozicionin në fushë, francezi insiston për vendin e tij natural në fushë, të paktën kështu mendon ai, pa ndikuar tek njeriu i stolit.

Duke folur për Telefoot, Oliver ka komentuar kështu: “ Nuk kam asnjë pikë dyshimi për të ardhmen time tek Arsenal. Ato që thuhen nuk janë të vërteta. Në çdo klub të madh ka një thes me sulmues dhe rivaliteti është i ndezur kudo. Shpresoj vetëm të vijë shpejt momenti për të prekur fushën. Unë dhe Aleksi jemi tipa të ndryshëm sulmuesi, ndaj trajneri duhet të marrë një vendim”.