Në fund të Greqi – Bosnje, miqtë kanë mbetur në befasuar, pas një perle të Cavellas në të 95’, i cili i dhuroi një pikë grekëve, në “Karaiskaqi” të Pireut. Por episodi që vlen të përmendet është ai i minutës së 76’ (në atë moment Bosnja kryesonte 0-1), kur Edin Xheko e humbi fare mendjen, duke u bërë protagonist i një skene shumë qesharake.
Për të marrë me shpejtësi topin, meqenëse skuadra e tij ishte në disavantazh, Sokratis e shtyn Xhekon që rrëzohet dhe për t’u ngritur sulmuesi boshnjak kapet tek mbathjet e futbollistit të Dortmundit, duke ia ulur deri në fund të këmbëve. Sulmuesi i Romës mori edhe kartonin e dytë të verdhë dhe u largua, por u shoqërua nga Papadhopulos që u mjaftua me kaq, por tentoi të përleshej.