është skuadra më e bukur e botës sot për sot, dhe ndodhet në atë që quhet “Vendi i Bukur”. Gjermania e futbollit në Itali, saktësisht në “Qytetin e Përjetshëm”, Romë. Katër prej yjeve të kampionëve të rruzullit nuk u shpëtuan dot fotografëve, madje as nuk u përpoqën, ndërsa drekonin në një restorant në një nga kryeqytetet më të famshëm të botës. Shkodran Mustafi, Mario Gëce, Mark-Andre Ter Shtegen dhe Ilkai Gyndogan ishin së bashku, ndërsa presin të përballen të martën me Italinë e Venturës.
Suksesi 8-0 ndaj San Marinos ishte i thjeshtë, një lloj “aperitivi” përpara përballjes së madhe, ndonëse bëhej fjalë për një ndeshje botërori, ndërsa tani është miqësore. Fotoja e katërshes “teutone” (nga të cilët njëri është me origjinë shqiptare, dhe tjetri me origjinë turke) u postua pikërisht nga Shkodran Mustafi, në faqen e tij në Instagram, së bashku me spjegimin, “Drekë e shkëlqyer në Romë me shokët e mi të kombëtares”. Plot 607 000 ndjekësit e Shkodranit mundën të kënaqeshin.
B. Kuka