Përse tek Bajerni mendojnë se Barcelona nuk ekziston pas 2 vitesh?!

Kanë qenë gjithmonë kritikë me forma të tilla drejtimi të klubit. Bavarezët nuk falin kur vjen puna tek ajo që e quajnë “shkapërderdhje” e parave dhe për hir të së vërtetës Barcelona është një shembull krej i duhur. Gjithsesi, që tek Bajerni të mendojnë se klubi katalanas nuk do të ekzistojë më pas 1 apo 2 vitesh, kjo duket e tepërt. Gjithsesi, gazetari Rafael Honigshtajn thotë se Bajerni vërtet ka frikë se “blaugranët” do të falimentojnë shpejt, ndaj i duan 50 milionë eurot për Levandovskin pa përfshirë fare klauzola, madje pa përfshirë as këste. “Na jepni paratë tani, ndryshe nuk e dimë nëse do t’i marrim dot”, – thonë në Mynih.

Sfidanti.al