Përse Gëce mendon se Klopi është trajner më i mirë se Guardiola e Tuheli?!

Arsyeja është vetëm një dhe është e rëndësishme. Sulmuesi gjerman, kampion i botës në 2014 madje duke shënuar golin e vetëm në finale, thotë se Jurgen Klopi di të sillet më mirë me futbollistët sesa tekniku katalanas dhe trajneri tjetër gjerman i Çelsit. Mario Gëce i ka provuar Klopin, Guardiolën dhe Tuhelin, pasi ka punuar me ata në Bundesligë. “Pendesa ime e vetme në karrierë është që nuk shkova tek Liverpuli në 2016 kur më kërkoi Klopi, – thotë ai për revistën “Sport Bild”, – çdo trajner ka anët e tij të forta dhe filozofinë e tij, por për mendimin tim Klopi është më i miri kur vjen puna tek marrëdhëniet me njerëzit, lojtarë, ndihmësit dhe gjithë punonjësit e klubit”.

Sfidanti.al